ShowBizzz

Adnan Blaku flet për fillimet dhe vështirësit e tij si aktor

Aktori Adnan Blaku ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Sol Summer” në Klan Kosova.

Blaku foli rreth fillimeve të karrierës së tij, dhe si ndihej para dy dekadave, krejt në nisjen e rrugëtimit të tij drejt aktrimit.

“E kam si mjegull takimin tim të parë me skenën. Ka qenë në Podujevë me një shfaqje nën regjinë e Agon Gërgurit, po flas prej vitit 2003 deri 2005.

E kam si mjegull sepse kur je i ri, s’e dinë ku po shkon, çfarë po bën e çfarë po donë. Por ka qenë kënaqësi e madhe të luaja me aktorët e asaj kohe. Por ‘Përralla me tupan’ e kam shijuar, sepse kam qenë 23 vjet dhe e kam shijuar tamam qysh duhet”, tha Blaku.



ks