Modelja braziliane Adriana Lima u shfaq mbrëmë në sfilatën e Victoria’s Secret në New York, duke shënuar paraqitjen e saj të njëzetë si Engjëlli i famshëm i markës.
Edicioni i këtij viti vuri në pah energjinë, karizmin dhe vetëbesimin që e karakterizojnë Lima-n, e cila foli edhe për mesazhin e saj për vajzat që ëndërrojnë të bëhen modele: “Ji vetvetja, mos ki frikë të tregosh personalitetin tënd dhe përpiqu ta arrish”.
Pavarësisht se i dha lamtumirë markës gjashtë vjet më parë, prezenca e saj në pasarelë mbetet një nga momentet më të pritura të spektaklit.
Kur u pyet për sloganin që përshkruan shfaqjen, Lima u përgjigj shkurt: “Engjëjt janë kthyer”. Ajo gjithashtu shprehu dëshirën për të ndarë pasarelën me vajzat e saj, duke treguar lidhjen e ngushtë dhe mbështetjen që ka për koleget e reja.


