7
Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, për të cilin thotë se ka nisur ta përmendë vazhdimisht .
Në një postim të gjatë në Facebook, Matoshi thotë se njerëzit e afërt të saj tregojnë për punën, angazhimin dhe sukseset e saj profesionale, ndërsa për Lushtakun sipas saj “krejt e dinë” çfarë thonë qytetarët për pasurinë dhe veprimet e tij.
Ajo përmend pretendimet publike që qarkullojnë në opinion lidhur me blerjen e tokave gjatë dhe pas luftës, tenderët, mosdeklarimin e pasurisë dhe presionin ndaj zyrtarëve, duke theksuar se këto nuk janë fjalët e saj, por ato që “tregojnë njerëzit”.
“S’di qysh po ki kohë me u marrë me mu, ama hala ma shumë qysh s’je në burg, po kryetar në komunë,” shkruan Matoshi.
Ajo mbyll reagimin me deklaratën se Lushtaku “nuk është niveli” i saj dhe se ajo “nuk ka me ra kurrë aq poshtë”.
a
ks


