1
Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi ka bërë një reagim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale lidhur me debatin për datën e votimit të diasporës.
Ajo kritikoi partitë politike për qëndrimet e tyre dhe përpjekjet, siç thotë ajo, për ta pamundësuar votën e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.
Në shkrimin e saj, Matoshi shkroi:
“PDK tha e dojna 21 dhjetorin
LDK njajte, veç 21 dhjetor
AAK 21 dhjetor
Veç Albini, 28 dhjetor tha duhet.
Krejt u bonen bashke mos me lon diasporen me votu. Pse gjithë kjo luftë e juve ndaj diaspores?
Paret e tyne pi doni, ama jo voten. Jaaa loqkat e mia, s’ka ashtu.
Mire qe kallxut çka menoni per ta, e me 28 ju kallxojne çka ata mendojne per juve.
Diaspora ❤️”

Matoshi theksoi se kërkesat për votën e diasporës duhet të merren parasysh dhe se zëri i tyre nuk mund të injorohet. Sipas saj, më 28 dhjetor diaspora do të tregojë qartë qëndrimin e saj ndaj subjekteve politike.
Deputetja e mbylli reagimin me një mesazh mbështetës për diasporën, duke e quajtur pjesë të rëndësishme të vendit.
ks


