ShowBizzz

Adriana Matoshi thotë se nuk di të bëjë politikë

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka folur shpesh për jetën, karrierën dhe për hyrjen në politikë.

Më pas, nëna e katër fëmijëve është pyetur nëse ka menduar ta lë politikën ndonjë ditë.

“Unë nuk di të bëj politikë. Unë di të ndihmoj njerëz, të dëgjoj ankesat dhe kërkesat e tyre. Pastaj, insistoj për ato gjëra, por nuk është që nuk kam bërë asgjë”, shkruan “Kosovarja”.

Adriana kohët e fundit ka qenë më e komentuar edhe për shkak të stilit dhe paraqitjeve në Kuvend.