ShowBizzz

Adrola dhe Capital T nuk i ndalin komplimentat për njëri-tjetrin

Ka përfunduar me sukses koncerti i dytë i Capital T, po këtë herë në vendlindje. Për më shumë se 4 orë show reperi prishtinali ka mbajtur të mbërthyer fansat e tij.

Të njëjtën ndjesi dhe shije shumë të mirë i ka lënë koncerti edhe modeles, Adrola Dushi.

Ajo ka thënë se ky koncert ka qenë i një tjetër niveli.

Kaq ka mjaftuar që reperi të reagojë e ti dërgojë një zemër modeles bukuroshe shqiptare. Prej kohësh përflitet që mes tyre ka një histori të bukur dashurie.