Të hënën në mbrëmje, fluturimi i Edelweiss ëK84 nga Cyrihu në Cape Town solli panik tek pasagjerët.
Aeroplani qëndroi në ajër për rreth një orë. Radari i fluturimit tregoi se avioni duhej të kthehej pranë Sardenjës.
“Ekuipazhi i kabinës vuri re parregullsi në motor dhe vendosi të kthehej në Cyrih si masë paraprake”, tha zëdhënësi i Edelëeiss Andreas Meier.
Avioni u ul i sigurt në aeroportin e Cyrihut pak pas orës dy të mëngjesit.
Një zjarrfikës po kontrollonte diçka pranë pajisjes kryesore të uljes në anën e djathtë të avionit, me të zbritur në tokë.
Në bord kishte 276 pasagjerë dhe njëmbëdhjetë anëtarë të ekuipazhit.