Janë publikuar çmimet prestigjioze të Skytrax dhe AirlineRatings.com, ku edhe këtë vit dominoi Azia.
Singapore Changi Airport u shpall aeroporti më i mirë në botë për vitin 2026, për herë të 14-të në total. Ndërkohë, Qatar Airways u rendit si linja ajrore më e mirë me shërbim të plotë.
Në listën e aeroporteve më të mira, pesë vendet e para i takojnë të gjitha Azisë, ndërsa në Evropë kryeson Paris Charles de Gaulle Airport, i cili renditet i gjashti në botë për të katërtin vit radhazi.
Sa i përket linjave ajrore evropiane, më e vlerësuara është Turkish Airlines, e ndjekur nga Virgin Atlantic dhe KLM.
Në kategorinë “low-cost”, spikat airBaltic, ndërsa Lufthansa u vlerësua si linja më e mirë hibride për kombinimin e shërbimeve ekonomike dhe atyre premium.
/tiranapost
