Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” është përfshirë nga flakët rreth orës 06:40 të mëngjesit.
Autoritetet dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të verifikuar situatën dhe për të përcaktuar përmasat e incidentit.
Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar për shkakun e zjarrit apo për dëmet e shkaktuara.
Pritet që autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar në vijim për të dhënë më shumë detaje mbi situatën në aeroport.
