Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se afër tre mijë tonë mbetje janë larguar nga deponitë ilegale në pesë rajone të vendit.
Sipas njoftimit zyrtar, mbetjet janë larguar në rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt, Pejës dhe Mitrovicës, gjatë katër javëve që nga fillimi i Aksionit Kundër Mbeturinave.
Qeveria ka theksuar se aksioni i udhëhequr nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po zgjerohet me ritëm të shtuar.
Sipas saj, aktivitetet për pastrimin e deponive ilegale do të shtrihen edhe në komuna dhe rajone të tjera të Kosovës./teve1.info/
