Lajme

Aferat që i bashkojnë/ Balluku drekon me mikun izraelit të Ramës, Ron Yeffet (Foto)

Biznesmeni izraelit Ron Yeffet është fotografuar këtë të martë gjatë një dreke me ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në restorantin Coin, në katin e fundit të godinës ABA 21, në Tiranë.

BalkanWeb ka siguruar fotografitë e takimit, ku pas përfundimit të drekës Yeffet dhe Balluku (e cila është e pandehur e SPAK për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash) shihen duke dalë nga ndërtesa e më pas duke u larguar me automjetet e tyre private.

Nuk ka asnjë informacion mbi arsyen e takimit apo temat që janë diskutuar gjatë drekës.

Takimi tërheq vëmendje edhe për shkak të profilit të Ron Yeffet, emri i të cilit është përmendur në disa raste në debatet politike dhe mediatike në Shqipëri dhe eshte konsideruar nga mediat amerikane si mik i Ramës.

See also  Aksident i trefishtë në Rrogozhinë-Lushnje, shoferi nxirret nga makina me ndihmën e zjarrfikësesRon Yeffet është bërë i njohur për përfshirjen e tij në projekte në industrinë e mbrojtjes, ndërsa emri i tij është lidhur publikisht me kompaninë KAYO, e cila dëboi forcërisht gazetarët e News24, Balkanweb dhe Panorama duke uzurpuar godinat e tyre pavarësisht vendimeve të gjykatës.

Më herët kreu i opozitës Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i kishte besuar Yeffet drejtimin e ndërmarrjes shtetërore të naftës, duke e përshkruar atë si një tregtar armësh dhe duke pretenduar se ai ka lidhje të afërta edhe me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

See also  Horoskopi ditor, lekë dhe fat në dashuri, ja shenjatNdërkaq emri i Yeffet është shfaqur edhe në një padi civile të depozituar në Gjykatën e Miami-Dade në Shtetet e Bashkuara. Sipas dokumenteve gjyqësore, biznesmeni amerikan Mark Faist pretendon se është bindur nga Ron Yeffet dhe kompania e tij R&I Trading të investojë mbi 8.6 milionë dollarë në projekte të pasurive të paluajtshme në New York, mbi bazën e premtimeve për fitime të sigurta dhe mundësinë e tërheqjes së investimit në çdo kohë. Në padi thuhet se këto premtime nuk u realizuan dhe se paditësi nuk mori kthim të investimit.

Të Ngjashme