LifeStyle

Afërdita në Peshq: Lajme të mira për çdo shenjë rreth romancës

Përgatituni për një valë magjike dashurie!

Afërdita hyn në Peshq më 10 shkurt, duke fuqizuar dëshirat e zemrës, romancën dhe tërheqjen emocionale. Ky tranzit nxit afërsi, reciprocitet dhe potencialin për lidhje të thella, por gjithashtu mund të krijojë iluzione mbi partnerin ideal.

Lexoni më poshtë se çfarë do të thotë Afërdita në Peshq për shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi 

Merreni këtë tranzit si një pushim dhuratë nga perëndesha Afërditë, Dashi. Kur ishte hera e fundit që keni fjetur mjaftueshëm për të bërë gjumin tuaj të bukurisë? Dedikojini një nate të ngrohtë vetes në shtëpi, ndizni një qiri me aromë dhe shkruani në ditar. Ju pëlqen dikush? Pak flirt vonë në mbrëmje përmes mesazheve nuk do t’ju dëmtojë.

Demi 

Nuk e prisnit që një mik t’ju kthehej në diçka më shumë, por kurrë mos thuaj “kurrë”, Demi. Jo çdo ditë planeti juaj sundues, Afërdita, udhëton në shtëpinë tuaj të 11-të të lidhjeve, komunitetit dhe rrjeteve sociale. Përpiquni të lidheni me njerëz që ndajnë të njëjtat qëllime dhe ëndrra. Kush e di, ndoshta ju jeni frymëzimi i dikujt!

Binjakët

Perëndesha e gjithë gjërave tërheqëse dhe flirtuese po noton tani përmes Peshqve dhe shtëpisë suaj publike të 10 të reputacionit. Me fjalë të tjera, sharmi juaj po funksionon me shpejtësi të dyfishtë! Jeni veçanërisht krijues dhe karizmatikë tani, prandaj përdoreni këtë energji me zgjuarsi. Mos u habisni nëse dikush i ka tashmë sytë te ju.

Gaforrja 

Ndiheni spontanë, Gaforre? Ndërsa Afërdita tërheq shtëpinë tuaj të 9 të aventurës, jo vetëm që tërhiqeni drejt mistereve të universit, por gjithashtu frymëzoheni nga magjia e së panjohurës. Qoftë duke lexuar letrat tarot për dashurinë, qoftë duke takuar dikë që e pëlqeni jashtë vendit, dijeni se mundësitë i keni të pafundme.

Luani 

Nëse keni një sekret, Afërdita në Peshq është arsye më shumë për ta zbuluar, Luani. Mendoni: perëndesha e dashurisë, bukurisë dhe joshjes po udhëton përmes një prej sektorëve më të ndjeshëm të hartës tuaj. Por në vend që të trembeni nga prania e saj, shikojeni këtë si mundësi për të përballuar atë që ju shqetëson në një marrëdhënie, ose për të kërkuar atë që keni dëshiruar fshehurazi. Ky tranzit mund të jetë shuuumë joshës për ju.

Virgjëresha 

Po ju ikën dikush nga duart, Virgjëreshë? Disa thonë se nëse e lini diçka të shkojë dhe ajo kthehet te ju, atëherë është e shkruar të ndodhë dhe Afërdita në Peshq duket se pajtohet me këtë. Nëse ndiheni të lidhur më thellë me dikë, pranojeni pa frikë. Do të mahniteni nga niveli i mirëkuptimit dhe dhembshurisë së dikujt (qoftë një flirt ose partneri/ja juaj). Por mos projektoni fantazitë tuaja nëse lidhja nuk është reale.

Peshorja

Universi është këtu për ta bërë ditën tuaj më të ndritshme, Peshore. Kur ishte hera e fundit që jeni kujdesur ose keni bërë diçka për veten? Për fat, rutina juaj do të marrë një dozë magjie, falë Afërditës. Kujdesuni për mirëqenien tuaj dhe nëse ju pëlqen dikush në punë ose në kafenë tuaj të preferuar, mos hezitoni të provoni fatin. Kujdesi për veten dhe prioritizimi i gëzimit tuaj nuk është egoizëm.

Akrepi

Gati për t’u rikthyer te dëshirat e zemrës, Akrep? Me Afërditën që noton në shtëpinë tuaj të 5-të të pasionit dhe dashurisë, jo vetëm që po nxirrni krijimtarinë tuaj, por gjithashtu po pranoni vlerësim për autenticitetin tuaj të shkëlqyer. Dashuria dhe romanca janë pothuajse të pashmangshme gjatë këtij tranziti, ndaj mos u habisni nëse ju bie në kokë për dikë që sapo takuat.

Shigjetari

Me Afërditën që ndriçon Peshqit, gjithçka, nga shtëpia te familja juaj mbushet me magji. Ndoshta vendosni të organizoni një darkë të këndshme për të dashurit tuaj, ose të dekoroni hapësirën me aroma të ngrohta dhe lule dimri. Sigurohuni që gjithçka të duket si duhet. Nëse tensionet kanë ekzistuar në marrëdhënie personale, tranziti do t’ju ndihmojë të shëroheni dhe krijoni paqe.

Bricjapi

Po ëndërroni shumë, Bricjap? Me Afërditën që magjeps shtëpinë tuaj të 3-të të kuriozitetit dhe komunikimit, jo vetëm që po aktivizoni imagjinatën tuaj të gjallë, por gjithashtu po përjetoni fantazitë dhe vizionet tuaja. Përdoreni këtë tranzit për negociata ose për të shkruar me fiksimin tuaj! Afërdita është një muzë e empatisë dhe dhembshurisë, duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj të tjerëve.

Ujori

Hapeni paksa zemrën, por mos u çmendni, Ujor. Me Afërditën që aktivizon shtëpinë tuaj të 2-të të qëndrueshmërisë dhe financave, jeni më të vëmendshëm ndaj shpenzimeve, por edhe më të fuqishëm në manifestimin e dëshirave. Merrni një moment për të shprehur mirënjohje ose thjesht për të reflektuar për atë që keni tashmë. 

Peshqit 

Bëjini një foto vetes, Peshq, po shkëlqeni pasi Afërdita e ka marrë seriozisht me ju. A e dinit që Afërdita  adhuron të jetë në shenjën tuaj? Planeti i dashurisë lulëzon në ujërat tuaja magjepsëse, prandaj konsiderojeni këtë si kohën tuaj për të shkëlqyer në çdo kuptim. Qoftë duke kërkuar “të duhurin/ëm” ose duke ushqyer dashurinë ndaj vetes, Afërdita ju kujton se dashuria fillon me ju. Rregulloni pamjen, shijoni një vakt të shijshëm dhe dashurohuni sa herë të mundeni.

Të Ngjashme