
Missi i parë i Kosovës dhe ish opinionistja e “Big Brother VIP Kosova”, Afërdita Paqarada, është nënë e lumtur e dy fëmijëve tashmë të rritur.
Sot, Arti, djali i vetëm i Afërdites dhe biznesmenit Gazmend Abrashi, feston ditëlindjen.
Afërdita Paqarada ka lënë në faqen e saj në Facebook një urim të përzemërt të shoqëruar me një galeri fotosh të bukura të birit, shkruan “Kosovarja”.
Urime Artit, që po duket si vepër arti.