ShowBizzz

​Afrim Ismajli, truproja i Van Damme që tërheq një njeri vetëm me dhëmbë

U pa se e shoqëronte çdoherë aktorin me famë botërore, Van Damme, madje ky i fundit dukej i afërt me të, e sikur edhe ia kishte zili i tha se ishte “njeri i fort”. Afrim Ismaili është truproja e Van Damme, i cili i ofrojë siguri gjatë vizitës së tij në Kosovë. Ky trupmadh dhe i fuqishëm madje rrëzoi duart me aktorin e filmave aksion. Ndërkohë, ka arrit ta tërheq njeriun përpjetë vetëm duke e kapur me dhëmbë.

Në korrik të këtij viti, aktori me famë botërore, Jean-Claude Van Damme vizitoi Kosovën për herë të parë. Që kjo vizitë të shkonte mbarë, u kujdesën disa persona, ndër të cilët edhe truproja Afrim Ismajli nga Kumanova, i cili pati rastin të qëndrojë përkrah aktorit gjatë kohës së ai po vizitonte vendin tonë. Ismajli ndau eksperiencën e tij, duke treguar se si arriti të depërtonte deri te Van Dame, çfarë biseduan dhe si i “rrëzuan” duart me njëri-tjetrin.

Truproja i Van Damme, Afrim Ismajli, i cili njëkohësisht është edhe aktor, për KosovaPress, tregoi se si përmes shokut të tij arriti të takonte aktorin e famshëm.

Ismajli: Një shok më ka mundësuar të isha truproja i Van Damme

“Me Vandamin për t’u takuar ka qenë shkaku i një shokut tim, Kushtrim Musliu që jeton dhe vepron në Zvicër, ku e ka prodhuar një orë Helf Style. … Vandami ka bërë marrëveshje me shokun tim tri vite përpara, që me prodhu një orë, orën që e ka prodhuar me i pas inicialet e Vandamit brenda. … Më ka bërë me dije se Afrim e di se e donë edhe ti Vandamin, kur të duash do të të takoj, mundësinë e kam pasur. Se një shok e donë shumë Vandamin, më tha Afrim unë ta plotësoj me rrugë me krejt që edhe unë me taku, edhe ti… Do të durojmë se e sjellin në Kosovë, pse po duron aq shumë dy vite, i thashë durojmë se është ndoshta ma mirë këtu me pa, edhe me të vërtetë doli ma mirë se Kushtrimi më tha a donë me qenë me mua gjithë kohën kur të takohemi me Vandamin, a dëshiron të bëjë si truprojë, se ai e di se kam luajtur shumë filma si truprojë, edhe kam qehren e rëndë”, tha Ismajli.

Ismjali tregon se si u prit Van Damme në Kosovë dhe si ndërhyri ai që aktori me famë botërorë të ishte i sigurtë.

Ismajli: Van Dammit i pëlqeu se si u prit në Kosovë

“Në aeroport me ardhjen, ka ardhur special … me aeroplan privat edhe e kanë sjellë. … Kur e kanë sjellë, vetëm një gabim e kanë bërë se nuk kanë bërë marrëveshje me Policinë që të futemi në eskorta brenda, me marrë Vandamin brenda, që të bëhej më interesant edhe për atë… Kur e ka parë policinë se me eskortë dhe po ia hapin sikur të ishte ndonjë president ose dikush që është special vizitor, ose ndonjë politikan, nuk ia merr mendja se e ka bërë diku në botë, përveç se te ne në Kosovë, edhe i pëlqeu shumë. … Ndonjë rast për të ndërhyrë ka qenë dita e fundit, kur e ka pasur hapjen solemne të lokalit. … Aty është dashur të takohet dhe t’ia dhurojë një orë Ramushit, ish kryeministrit Ramush Haradinajt, kur ia ka dhuruar orën aty mendonin se të gjithë duhet të bënin fotografi. … aty është dashur të merrja masa, edhe nuk munda vetëm se aty 50 veta nuk mund t’i ndalësh, aty kishte me qindra persona”, u shpreh Ismajli.

Ndër të tjera, Ismajli rrëfeu se si Van Damme kishte qëndruar me të sikur ta kishte shok dhe se si ata i “rrëzuan duart”.

Ismajli: Dorën e majtë ia kisha rrëzuar Van Dammit

“Aty duke ngrënë Vandami deshi të ketë, e pa që ne gjithë kohës po qëndrojmë në këmbë, veç na ka shikuar edhe ka thënë që dua ta kemi një pauzë të vogël, të dal jashtë vetëm me ju të dyve, edhe kemi dalur jashtë lokalit, askush nuk na pengoi. … Unë thashë ende s’kam bërë foto me Vandamin, dita e dytë dhe nuk paskam bërë fotot, thashë Vandam një foto, dhe duke e bërë foton, tha jo kjo nuk është e mirë, prit pak, tha të pozicionohemi ne të dy mirë duke i rrëzuar duart, dhe ia dha menaxherit të vet të na fotografojë. Tash me ia pas dhënë dorën e majtë, i kisha treguar se e kam shumë të fortë dhe mund t’ia rrëzoj, a të djathtën e kishte pasur të fortë, dhe nuk u mendova, e mbajta dorën kështu, mos ma rrëzo se. … Gjysmë ore ka qëndruar me ne vetëm kështu, lirshëm pa njerëz, askënd vetëm atje, aty u ndjeva se ai është shoku jonë edhe pa e pasur shok”, tha Ismajli.

Përveç këtyre “shoku” i Van Damme për KosovaPress, ndau eksperiencën e tij se si e tërheq lartë një njeri vetëm me dhëmbë.

Ismajli: E kam tërhequr një njeri vetëm me dhëmbë

“Këtë dhunti Zoti ma ka dhuruar, i fortë jam, ka të fortë shumë. … Forcën e kam pasur natyral nuk kam përdorur proteina e këso që përdorin, por e kam provuar se e kam parë që mund të ngreh rënë me këmbë, me duar, thashë dua ta provoj, tek ne ka qenë shumë interesant në Maqedoni, Kumanovë, edhe me dhëmbë, dy-tre persona kanë ngritur më dhëmbë, thashë ta testoj edhe unë, të parën herë që e kam testuar, në vitin 1995 kur kam qenë ushtar në Titoveles. … Kur e kanë se komplet pistën, pista e ushtrisë është shumë ë madhe, aty duhet të vraposh, unë komplet pistën e kam marrë një njeri me dhëmbë e kam ngritur”, tha Ismajli.

Ndërkaq, Ismajli tregoi se ka luajtur disa role nëpër prodhime filmike, duke potencuar “Stupcat” me nofkën “Goja”, pastaj tek “Schengen Visa”, me nofkën “Ruzhdi Mengelja”, më pas tek seriali “Çka ka Shpia”.

Përveç këtyre, Ismjali u shpreh se ka dëshirë tejet të madhe që të merr pjesë si aktor në ndonjë film së bashku më aktorin e famshëm Van Damme.