2
Pas një sezoni të suksesshëm, këngëtari Afrim Muçiqi ka vendosur të marrë disa ditë pushimi.
Këto ditë ai po i kalon pranë diellit dhe detit, në shoqërinë e djalit të tij, duke shijuar momente relaksi larg angazhimeve artistike, shkruan “Kosovarja”.

Vlen të theksohet se postimet e këngëtarit me djemtë e tij janë të rralla, por këtë herë ai ka ndarë disa pamje të veçanta me ndjekësit, duke mos u kursyer në emocione.
Këto momente të bukura familjare tregojnë anën më të butë dhe personale të Afrim Muçiqit, larg skenës dhe zhurmës së përditshme.
ks


