Bukuroshja Afrona Dika, pas ndarjes nga Blero, është përfolur disa herë për jetën e saj sentimentale.
Tani ajo po kalon një etapë të re në jetën e saj, pasi së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të parë.
Afrona është shfaqur me një fustan veror të bardhë, ndërsa në fotografi shihet duke mbajtur barkun. Paraqitja e saj vjen në një periudhë të rëndësishme të jetës së saj.
Megjithatë, ende nuk dihet se kush është babai i fëmijës që pritet të vijë në jetë. Afrona nuk ka bërë të ditur publikisht detaje rreth tij, shkruan “Kosovarja”.
