Kandidati për deputet Agim Bahtiri ka reaguar pas intervistës së kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar atë si “figurën më të fuqishme politike të kësaj dekade”.
Bahtiri vlerësoi paraqitjen e Kurtit si të qartë, argumentuese dhe me vizion shtetëror, duke thënë se ai dëshmoi lidership modern dhe përkushtim ndaj sovranitetit e interesit të qytetarëve. Sipas tij, intervista tregoi dallimin mes “politikës së vjetër” dhe një qasjeje të re qeverisëse në Kosovë.
Postimi i plotë:
EPOKA E ALBIN KURTIT ✅
Sonte, Kryeministri Albin Kurti dëshmoi edhe njëherë pse mbetet figura më e fuqishme politike e kësaj dekade. Një paraqitje briliante, e qartë, argumentuese dhe plot fakte, ku çdo deklaratë kishte peshë, përgjegjësi dhe vizion shtetëror.
Në një kohë kur propaganda dhe zhurma politike mundohet të zëvendësojë të vërtetën, Albin Kurti foli me qetësi, me dinjitet dhe me argumente që nuk lënë vend për manipulim. Ai nuk u shmang nga asnjë pyetje, përkundrazi, i dha përgjigje secilës me saktësi dhe vendosmëri, duke dëshmuar nivelin e një lideri modern evropian që mbron interesin e shtetit mbi çdo interes tjetër.
Kjo intervistë nuk ishte thjesht një debat televiziv, ishte një demonstrim lidershipi, integriteti dhe vizioni për të ardhmen e Kosovës. Një lider që nuk ndërton mbi fjalë boshe, por mbi punë, rezultate dhe përballje të drejtpërdrejtë me të vërtetën.
Sonte u pa qartë dallimi mes politikës së vjetër dhe një lidershipi që mendon për shtetin, sovranitetin dhe qytetarin. Historia do ta kujtojë këtë kohë si periudhën kur Kosova pati një udhëheqës që nuk u përkul, nuk u tremb dhe nuk u ndal përballë sfidave.
