Lajme

Ahmeti: Administrata e re amerikane pro izraelite

Shpend Ahmeti ish Kryetari i Prishtinës ka komentuar kompletimin e kabinetit qeverisës të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump.

Ahmeti ka thënë se nominimet e bëra nga Tramp tregojnë edhe kahjen se kah do të shkoj administrata e re Trump e cila sipas tij është e paparashikueshme.

“Megjithatë, nominimet e para tregojnë se shkojmë drejt një nominimi pro izraelite më së pari, sepse shumica e njerëzve të cilët janë caktuar në politikë të jashtme, në politikën ushtarake janë njerëz të cilët njihen si përkrahës të politikës së Izraelit në Gaza dhe në Bregun Perendimor”, ka thënë Ahmeti.

Gjithashtu, Ahmeti ka thënë se administrata e re Trump mund të quhet si një administratë “Howkish”.

“Administratë të kthetrave, luftarake më shumë“, ka thënë ai.

Nominimet e bëra nga Trump sipas Ahmetit po përgatitet një ndryshim i madh në administratë por edhe në fushat e sigurisë.

Përmes nominimit të Elon Musk, Ahmeti ka thënë se po synohet të zvogëlohet jo efikasiteti i qeverisë amerikane.

“Shkurtime të mëdha në buxhetet e administratës dhe po ashtu parashihet që të menjanohet komplet departamenti i arsimit në nivelin federal që do të thotë se duan të jav lënë shteteve veç e veç që të merren me këtë”, ka thënë ai.

Njohësi i politikës amerikane, Ahmeti ka thënë se e vetmja çudi për të është caktimi i Matt Gaetz si Kryeprokuror.

Gajtez “është vet i akuzuar momentalisht për marrdhënie me të mitur… edhe aty do të bëhen ndryshime të mëdha, natyrisht të gjitha aktakuzat ndaj Trump-it në nivelin federal bien në ujë tash. Ju e dini se Jack Smith i ka tërhequr gati të gjitha aktakuzat dhe pritet që në këto dit të jap dorëheqje para se të hyjë edhe Trump-i në zyre, natyrisht se kjo nuk është asnjë befasi”.

Caktimi i Marco Rubios si Sekretar i Shteti sipas Ahmetit është shumë e rëndësishme për ne.

John Ratcliffe i emëruari i Trump si drejtor i CIA-s sipas Ahmetit është mjaft interesant dhe se ai është i afërt me lobin shqiptar në Teksas.

“Mendoj se kjo është lajm i mirë për Kosovën”, ka thënë ai.