Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, i cili ndodhet aktualisht në paraburgim, para gjykatës ka deklaruar se veprimet për të cilat dyshohet i ka kryer në gjendje emocionale dhe ka kërkuar falje për rastin.
Lidhur me këtë, psikologia Atifete Syla ka thënë se Gjesti mund të ketë përjetuar një gjendje emocionale të rënduar.
Ajo theksoi në emisionin “Weekend”, se kjo mund të lidhet me tragjedinë që i ndodhi vëllait dhe izolimin prej gjashtë muajsh nga spektaklet televizive.
“Ai ka mundësi të vuajë nga stresi posttraumatik për shkak të tragjedisë së vëllait të tij, gjendja emocionale është shumë e rënduar, por kjo aspak nuk e justifikon sjelljen e tij”, tha Syla.
