Cherly është 63 vjeçe kurse Quran është 26 vjeç, ky është çifti i njohur i TikTok , i cili pasditen e djeshme ka dhënë lajmin e papritur në Top Channel.
Të ftuar në “Ftesë në pesë”, çifti ka ndarë lajmin e mirë, ndërkohë që kanë treguar edhe sa të vështirë e kanë patur për të gjetur një nënë zëvendësuese.
Por duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet edhe me nënën e cila kishte ngel shtatzënë, teksa kjo e fundit është tërhequr.
Pjesë nga intervista:
Cherly: Kemi patur 4 nëna mbartëse të cilat ndërronin mendje dhe janë ofruar. Njëra mori pagesën dhe nuk donte të vazhdonte më, tjetra kishte përdorur drogë. Ishte pak si mashtruese që në krye të herës. Ne e zbuluam pasi ngeli shtatzënë, nuk kishte përputhje të informacionit me të dhënat që neve na kishte thënë. Më vonë kuptuam që diçka nuk shkonte, ajo përdorte drogë deri nw muajin e 4 të shtatzënisë. Ne kërkonim që fëmija të ishte i shëndetshëm.
Bieta Sulo: Çfarë ka ndodhur me 3 shtatzënitë e para?
Quran: Jo ato nuk kanë vijuar, nuk kanë ngelur shtatzënë. Ishte rasti i katërt ai që na gëzoi. Por, nëna me të cilën ne kemi komunikuar është tërhequr dhe dëshiron ta mbajë fëmijën, i cili është i imi dhe kjo është beteja jonë ligjore tani. Më parë ka qenë shtatzënë me një djalë por nuk e donte dhe e ka abortuar, tashmë që është vajzë ajo dëshiron ta mbaj dhe nuk do të na e japë.