ShowBizzz

“Ajo do burrë mafioz” Çfarë ndodhi mes Kristit dhe Jorit?

Krist Dragot dhe Jori Delli, pas përfundimit të “Big Brother Vip” janë bërë miq e herë pas here postojnë në rrjetet sociale foto apo video ku janë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mirëpo sot duket se miqësia e tyre u “kris”. Teksa ishin të ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” në Top Channel, Kristi tha për Jorin se “do një burrë mafioz”.

Modelja e njohur e kundërshtoi duke thënë se “Kristi foli budallallëqe”. Ish-banorja e “Big Brother VIP” shtoi se “do një çun të mirë”.

Por sipas Kristit, nuk ka çuna të mirë. Këtu ndërhyn Dea Mishel, e cila thotë se “ai ka 3 ditë që u ka vrarë shpresat në jetë për të gjetur një djalë të mirë”. Beniada tregoi një moment kur që të tre kanë qenë në një event të përbashkët.

Pjesë nga biseda:

Beniada: Po ti që je beqar, pse nuk kërkon një të dashur?

Kristi: Femra ideale për mua nuk ekziston

Beniada: Fol për veten tënde, pse flet për Jorin. Ishim në një event bashkë dhe Kristi nuk iu ndante Jorit. Kudo që shkonte Jori, ai nga pas dhe vendoste kokën te shpatulla e Jorit, duke e parë si një bebe.