Roland Hysi, i njohur artistikisht si Landi i grupit legjendar “West Side Family”, ishte i ftuari i radhës në emisionin e Meriton Mjekiqit.
Gjatë bisedës, ai ka dhënë një opinion mjaft të prerë mbi një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”: marrëdhënien mes Mirit dhe Selinës.
I pyetur pa dorashka nga Meritoni se:
“Kush kujt iu afrua në shtrat, Miri Selinës apo Selina Mirit?”, Landi nuk ka hezituar, duke u përgjigjur shkurt: “Selina Mirit”.
Më tej, ai solli në vëmendje një detaj që, sipas tij, publiku e ka anashkaluar gjatë rrugëtimit të dyshes.
“Ajo i ka kërkuar. Ky është një detaj që ndoshta njerëzit e kanë harruar, por është aty. Miri është ai që ka pranuar lojën. Kanë shkuar të dytë, të dytë u ngritën shumë lart nga kjo dhe nuk mundesh kurrsesi, në asnjë moment, të thuash që ‘unë dua të iki’ dhe të bësh me gisht që ‘ti je i keqi e unë jam e mira’,” u shpreh artisti, duke theksuar se përgjegjësia e asaj situate i takon të dyve.
Gjatë bisedës, Landi theksoi gjithashtu presionin e madh që ka përballuar Miri pas kësaj ngjarjeje, duke e mbrojtur strategjinë e tij:
“Miri ka mbajtur barrën e krevatit, ka mbajtur barrën e një milion njerëzve që e kanë sulmuar, opinionistëve, etj. Në fund është parë që nuk është asgjë ashtu siç duket; u provua që nuk ka ndjenjë, ka qenë lojë dhe ai e ka vazhduar. Ka pasur edhe dinamika të tjera jashtë krevatit, prandaj është për atë lloj loje dhe e meriton për ta fituar.”
Deklarata e Landit ka kthyer vëmendjen edhe një herë te dinamikat e forta të këtij sezoni, duke treguar se strategjitë dhe lëvizjet e dyshes vazhdojnë të diskutohen gjatë edhe jashtë shtëpisë.
Mbetet për t’u parë se si do të ndikojnë këto prapaskena në rrugëtimin e mbetur të banorëve drejt finales së madhe, më 18 prill.
