Opinione

Ajo i vuri flakën shtëpisë, por rindërtoi Italinë. A mund ta shpëtojë Meloni Europën?

Kryeministrja luftarake e Romës ka riformatuar debatin për emigracionin, duke i kthyer politikat e saj në një model për gjithë kontinentin.

Në hijen e Castel Sant’Angelo-s, pak minuta larg rrugëve të mbingarkuara të Romës, ku priftërinjtë lëvizin mes makinave me skuterë elektrikë, po ndodh diçka e pazakontë.

Territori i fortesës antike është shndërruar në një përzierje mes një panairi dimëror dhe kongresi politik, duke tërhequr politikanë të apasionuar dhe familje romake që kërkojnë atmosferë festive.

Mirë se vini në Atreju, ideja e Giorgia Melonit, kryeministres së Italisë, e drejtpërdrejtë, sfiduese, duhanpirëse dhe një nga figurat kryesore të së djathtës europiane.

Ajo i vuri flakën shtëpisë, por rindërtoi Italinë. A

Një figurë kartoni e Melonit qëndron në tregun e Krishtlindjes brenda Castel Sant’Angelo-s. Në këtë skenë kanë folur Elon Musk, Rishi Sunak, kryeministri i parë britanik, por jo i fundit, që është magjepsur prej saj dhe politikanë të tjerë të rëndësishëm.

Jo shumë kohë më parë, Italia shihej si rasti problematik i Europës. Tani ajo është liderja e Europës. Nuk është rastësi që Donald Trump e telefonon i pari.

Edhe Sir Keir Starmer, ish-avokat i të drejtave të njeriut nga e majta, ka vlerësuar punën “mbresëlënëse” të Melonit në frenimin e emigracionit të paligjshëm, pasi u takua me të për të mësuar si të “ndalen varkat”.

Kur bëhet fjalë për vlerat ose interesin kombëtar të Italisë, Meloni nuk përkulet para askujt. Por ajo është edhe një politikane pragmatike dhe e zgjuar, e cila ka befasuar edhe kritikët e saj.

Ajo i vuri flakën shtëpisë, por rindërtoi Italinë. A

Kur u bë kryeministrja e parë grua e Italisë në tetor 2022, pati frikë se do të drejtonte qeverinë më të djathtë që nga koha e Musolinit dhe do ta shembte ekonominë. Sot, ajo feston mbi tre vite në pushtet, periudha më e gjatë për një lider italian që nga Berlusconi, në një kohë stabiliteti politik dhe ekonomik.

Partia e saj u kthye në forcën dominuese të vendit. Nga 1.96% në vitin 2013, në 25.98% në zgjedhjet e 2022-shit, duke forcuar më tej pozitat në zgjedhjet europiane të 2024-s.

Në Atreju shiten kapele blu me sloganin: “Ne kemi lindur për t’i përmbysur parashikimet”. Muzika e Krishtlindjes kumbon, ndërsa video të Melonit me liderë botërorë shfaqen pa pushim.

Një mbishkrim ironik thotë: “E majta tha se Italia do të izolohej ndërkombëtarisht nën drejtimin e Melonit. Ja ky është izolimi.”

Ajo i vuri flakën shtëpisë, por rindërtoi Italinë. A

Donald Trump e quan “një lidere fantastike” dhe “një grua të re të bukur”. Ndryshe nga frika fillestare, Meloni nuk e izoloi Italinë nga BE-ja, por po e shtyn Europën djathtas, sidomos në politikat e emigracionit.

Ajo i vuri flakën shtëpisë, por rindërtoi Italinë. A

Plani i saj për kampe emigrantësh në Shqipëri po shërben si model për Europën, madje edhe për qeveri liberale e të majta. Iniciativat e saj për reformimin e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut janë mbështetur tashmë nga 27 vende.

Në politikën europiane, Meloni ka ndikuar edhe në zbutjen e rregullave të “net-zero”-s dhe në shtyrjen e ndalimit të makinave me benzinë pas vitit 2035.

Megjithatë, jo gjithçka është fitore. Marrëdhënia e saj me Trump ende nuk ka sjellë rezultate konkrete për Italinë, ndërsa tarifat e larta për makaronat italiane mbeten një problem serioz.

Ajo i vuri flakën shtëpisë, por rindërtoi Italinë. A

Larg diplomacisë dhe dritave, ndodhet Garbatella, lagjja punëtore ku u rrit Meloni. Aty, një zjarr i shkaktuar nga një qiri i harruar nga një Meloni katërvjeçare i dogji shtëpinë familjes, ndërsa i ati i braktisi. Kjo është trauma që, sipas saj, i dha forcë dhe këmbëngulje.

Ajo i vuri flakën shtëpisë, por rindërtoi Italinë. A

Ajo i vuri flakën shtëpisë, por rindërtoi Italinë. A

E rritur nga e ëma, me motrën Arianna, sot aleatja e saj më e fortë politike, Meloni nuk ka harruar rrënjët. Në lagje e thërrasin thjesht “Giorgia”.

Ajo e quan Atreju sipas heroit të “The NeverEnding Story”, luftëtarit që përballet me “Asgjënë”. Simbolika është e qartë: Meloni e sheh veten në një mision.

Ajo i vuri flakën shtëpisë, por rindërtoi Italinë. A

“Në fund, të gjithë përballemi me të njëjtën pyetje: a e ndryshova sistemin, apo sistemi më ndryshoi mua?” shkruan ajo në librin “Unë jam Giorgia”.

Perandorët romakë u jepnin njerëzve bukë dhe cirk. Giorgia Meloni u jep panettone dhe një treg Krishtlindjeje, por synon të lërë një trashëgimi shumë më të thellë.

/tiranapost