1
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku si pasojë ka humbur jetën një zyrtar policor.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Insajderin se ekziston dyshimi që viktima ka ndërruar jetë para se të ndodhte aksidenti.
“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja.
Me të arritur, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, e cila ishte zyrtar policor.
“Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit.”, tha ai.
ks


