Lajme

Aksident fatal në Tiranë, vetura përplas për vdekje një 7-vjeçar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur këtë mesditë në rrugën “Kastriotët” në Tiranë.

Siç raporton A2CNN, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një 7 vjeçar, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve, i mituri ka vdekur në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Moneytizer Paragrafi 4




Të Ngjashme