Lajme

Aksident / Fuoristrada i pret rrugën dy automjeteve, tre persona përfundojnë te Trauma

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak më parë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, pranë kryqëzimit të Niklës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, një fuoristradë tip Mercedes-Benz dhe dy autovetura të së njëjtës markë.Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore.

See also  Helmimi nga ushqimi në Akademinë e Sigurisë, reagon Policia: 56 studentë në spitalParaprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës nga drejtuesi i fuoristradës, çka ka sjellë përplasjen me dy automjetet e tjera.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Të Ngjashme