Lajme

Aksident i rëndë/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen dy drejtuesit e tyre (Foto nga aksidenti)

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman, në afërsi të fshatit Ferm-Çlirim.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve. Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas burimeve nga spitali, të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

See also  Misioni Artemis II/ Astronautja rrëfen përjetimin në hapësirë: Më tronditi ajo që pashë përreth TokësNë vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në zonë./Top Channel

Të Ngjashme