Lajme

Aksident i rëndë, makina përplas një person me biçikletë, përfundon me urgjencë në spital

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë.

Një mjet përplas një person me biçikletë.

Mësohet se i dëmtuari është dërguar në spitalin e Korçës pasi ka marrë dëmtime në kokë por sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të Ngjashme