Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e njohur si Ura e Murashit, ku mësohet se një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur dhe është nisur me urgjencë për në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, teksa nuk ka informacion për gjendjen e tij shëndetësore.
NEWS Shokun e vrau në një zyrë, si e fshehu trupin e 34-vjeçarit/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat fundosin mikun e Eglant Koçit (Video)Të dyja mjetet e përfshira në aksident raportohet të kenë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjares dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
