Lajme

Aksident i rëndë në Graçanicë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën kryesore që të çon drejt Graçanicës, ku janë përfshirë disa automjete, përfshirë edhe mjete të rënda transportuese.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë një kamion dhe disa vetura, në mes të cilave një furgon (kombi) i cili ka pësuar dëmtime të dukshme materiale në pjesën e pasme.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e policisë.

Të Ngjashme