Lajme

Aksident i rëndë në Indi, autobusi me pasagjerë përplaset ‘kokë më kokë’ me kamionin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Indi, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi i cili ishte i mbuashur plotë me pasagjerë me një kamion, kanë humbur jetën 13 persona.

Sipas medias së huaj Sky News, nga aksidenti i rëndë humbën jetën 12 nga pasagjerët që po udhëtonin me autobus i cili shpërtheu pas përplasjes, ndërsa viktima e 13 ishte drejtuesi i kamionit i cili ndërroi jetë në vend.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe 16 persona të tjerë. Shumë pësuan djegie ose fraktura dhe u dërguan në spital për të marrë trajtimin e duhur.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo