1
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Austri, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes mes një kamioni dhe një veture.
IndeksOnline mëson se viktima është nga Kosova.
Ngjarja ka ndodhur në Zëettl an der Rodl, në rajonin Urfahr-Umgebung.
Medait austriake duke cituar policinë lokale, raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth mesditës në rrugën B126, kur dy automjetet janë përplasur në një kthesë të djathtë, raporon IndeksOnline.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi 18-vjeçar i veturës ka mbetur i vdekur në vend, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta rikthyer në jetë.
Ndërkohë, pasagjeri i tij ka pësuar lëndime të rënda.


ks
