Lajme

Aksident/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, lëndohet drejtuesi

Një aksident ka ndodhur në fshatin Turan, në Pogradec.

Sipas informacioneve nga policia një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit i cili u transportua në spitalin e Korçës.

Ende nuk dihet gjendja e të plagosurit ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave.