Lajme

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

Në pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinës-Podujevë , ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar ajo.

Të Ngjashme