Lajme

Aksident me vdekje në vend, zbardhen detajet e para

Një i moshuar, 82-vjeçar ka humbur jetën këtë të martë në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur segmentin rrugor Mamurras-Laç.

Sipas informacioneve të ardhura nga policia, 82-vjeçari është rrëzuar sapo ka dalë nga dera e shtëpisë me motor. Ai është dërguar menjëherë në spital ku edhe ka humbur jetën.

Lezhë/Informacion paraprak

Në segmentin rrugor Mamurras-Laç, shtetasi 82 vjeç, sa ka dalë nga dera e oborrit të banesës me motomjet është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.