Lajme

Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:30 në fshatin Gllarevë të Klinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku bëri të ditur se dy vetura janë aksidentuar.

Rugova, njoftoi se një person ka pësuar lëndime, dhe i njëjti është dërguar në QKMF për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 15:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë 1 person ka pësuar lendime trupore, i njëjti është dërguar në QKMF-Klinë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova./IndeksOnline



ks