Lajme

Aksident mes dy veturave në Prizren, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në Prizren, saktësisht në tranzit – rruga që lidhet me autostradën.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Bytyqi, tutje bëri të ditur se tre persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.

TS Poll - Loading poll ...

“Kemi pranuar informacionet për një aksident rreth orës 13:30, ky dy automjete janë të përfshira, deri me tani tre persona janë lënduar edhe kanë kërkuar ndihëm mjekësore, aksidenti ka ndodhur në qytet në vendin e quajtur transiti i ri”, tha Bytyqi./Indeksonline/