Lajme

Aksident mes një veture dhe minibusi me targa të huaja në hyrje të autostradës në Prizren

Në hyrje të autostradës së Prizrenit ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë një veturë dhe një minibus me targa të huaja.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar disa persona, teksa të njëjtit janë dërguar për trajim mjeksor.

“Sot rreth orës 07:00 në Autostradën,,Ibrahim Rugova” Prizren – Veri eshte shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të një veture me targa vendore dhe një Minibusi me targa te huaja. Sipas informatave të para nga njesitet në vendngjarje dyshohet për disa persona të lënduar te cilet jane derguar per trajtim mjeksor. Eshte njoftuar prokurori perderisa njesitet kompetente policore jane duke hetuar shkaqet e aksidentit”, ka thënë Hoxha për teve1.info