Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e së premtes në rrugën magjistrale, në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një automjet.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti është raportuar më 24 korrik 2026, rreth orës 10:00.
“Sot, më 24 korrik 2026, rreth orës 10:00, në rrugën magjistrale, në vendin e quajtur ‘Qafa e Duhlës’, është raportuar një aksident trafiku, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, së paku një person ka pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Bytyqi.
Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e emergjencës mjekësore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë intervenuar dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme.
Për shkak të aksidentit dhe intervenimit të ekipeve emergjente, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor është ndërprerë në të dy drejtimet deri në një njoftim tjetër.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa po punohet edhe për lirimin sa më të shpejtë të rrugës për qarkullim
