Një fëmijë është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë pas lëndimeve që ka marrë në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Kçiq.
Ndërsa, pesë të lënduarit e tjerë në këtë aksident kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
“Në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në ora 16:55, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 persona si pasojë e lëndimeve nga aksidenti në trafik .5 prej tyre janë duke vazhduar trajtimin në Spital, përderisa një fëmijë ( 2019) në gjendje më të rënduar është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK.Për 5 të lënduarit tjerë po kryhen ekzaminimet diagnostike dhe trajtimet tjera të nevojshme nga stafi i Emergjencës”, ka njoftuar për teve1.info, zëdhënësi i këtij spitali, Shpend Fazliu.
Ndërsa, Policia ka bërë të ditur se aksidenti ku janë përfshirë dy vetura ka ndodhur rreth orës 16:30.
