Lajme

Aksident në magjistralen Gjakovë–Prizren, shtatë të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Gjakovë–Prizren, në fshatin Rogovë, ku janë përfshirë tri automjete.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi.

“Sot rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Prizren, në fshatin Rogovë. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë menjëherë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas Policisë, njësitë kompetente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor po zhvillon hetime për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Të Ngjashme