2
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet një autobusi dhe dy veturave në rrugën Prishtinë Pejë, më konkretisht në Bresje të Fushë Kosovës.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Duat Hoxha.
“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, ka thënë Hoxha.
Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes.
