Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident që ka ndodhur në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë të dielën.
Sipas Policisë së Kosovës në këtë aksident janë përfshirë 2 vetura.
Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur për teve1.info se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Sot, rreth orës 16:40, në rrugën e ” Ulqini” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka njoftuar ai.
Ndërsa, zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu ka thënë se pas trajtimit të lënduarit janë liruar për në shtëpi.
“Ju konfirmojmë se në ora 16:55, gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Shërbimin Emergjent, në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, si pasojë e lëndimeve në një aksident trafiku. Pas ekzaminimeve dhe ndihmës mjekësore të nevojshme, 6 të lënduarit janë liruar në shtëpi, meqë bëhej fjalë për lëndime të lehta trupore”, ka thënë Fazliu për teve1.info
