Një aksident trafiku mes një motoçiklisti dhe një zyrtari policor ka ndodhur ne mesditën e sotme në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili tha se gjatë përpjekjeve për ta ndaluar, motoçiklisti ka goditur zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pllana ka bërë të ditur se zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante.
“Rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën Garibaldi në Prishtinë. Në aksident janë të përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtarë policor. Gjatë përpjekjeve për ta ndaluar, motoçiklisti ka goditur zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante”, ka deklaruar ai./teve1.info/
