Lajme

Aksident në Tiranë, motoristi përplaset me një makinë, dërgohet në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premte në afërsi të “Pazarit të ri” në Tiranë.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor të kompanisë të shërbimeve “delivery”. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagposur motoristi, i cili është dërguar me ambulancë në spital.

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.