Lajme

Aksident në vend/ Makina del nga rruga dhe përfundon në një fushë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur Subash.

Sipas të dhënave, një automjet tip Seat me targa të Kosovës ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një fushë.

Në automjet udhëtonte një çift, të cilët kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, ku po marrin ndihmën mjekësore.Burimet bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

See also  Ç’po ndodh në Tiranë? Persona të dyshimtë tentojnë të rr*mbejnë fëmijët, institucionet asnjë reagimNë vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të Ngjashme