Katër persona janë lënduar në një aksident në Zborc të Shtimes mbrëmjen e së martës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në aksident u përfshinë një veturë me targa të huaja dhe një vendore.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë së komunikacionit rrugor, të cilat kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti”, bëri të ditur Veseli.
