Lajme

Aksident tragjik në Suharekë, vdes shoferi – lëndohen tre pasagjere

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur në rrugën tranzit në Suharekë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas Policisë së Kosovës, vozitësi mashkull kosovar dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident me veturë.

Si pasojë, tre pasagjere femra kosovare kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Vozitësi nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve të marra dhe ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të Ngjashme