Lajme

Aksidenti në Celinë, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Celinë në rrugën Gjakovë-Prizren.

Aksidenti ka ndodhur në orën 11:00, ku të përfshira ishin dy vetura.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Rreth orës 11:00, në fshatin Celinë, në rrugën Gjakovë–Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.Përveç dëmeve materiale, si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.

Të Ngjashme