Lajme

Aksidenti në Selitë, shoqëruesit e familjes së Gjokës: I bëmë shenjë të ndalonte…

Në aksidentin që u regjistruar mbrëmjen e sotme në Selitë është përfshirë eskorta e Gardës së Republikës, e cila shoqëronte familjarët e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Pas aksidentit të ndodhur, që ndryshe nga sa e raportoi policia më një njoftim zyrtar ku thoshtë se një shtetas aksidentoi policinë, burime për media bëjnë të ditur të kundërtën.

Sipas dëshmive të punonjësve të gardës shoferi me automjetin si të policisë është prezantuar si polic nga Elbasani, po udhëtonte me shpejtësi të lartë.

“I bëmë me shenjë që të mos futej në grupin e eskortës, por ishte e pamundur”, – ka shpjeguar një nga punonjësit e Gardës së Republikës.

Bëhet me dije se policia ka nisur hetimet e thelluara pasi ka dyshime se aksidenti mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Njoftimi zyrtar i policisë për aksidentin rreth orës 21:52.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H.

Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo